Sport

Labbadia refuzon Genoan

Ish-trajneri i Hertha Berlinit, Bruno Labbadia nuk do të jetë trajneri Genoas.

Ai është dashur të martën të nënshkruajë kontratën me klubin elitar të Italisë, por ka ndërruar mendje, kanë njoftuar mediumet në Itali.

Genoa është pa trajner pas shkarkimit të Andriy Shevchenkos. Genoa është në një situatë të trazuar pas disfatës së pësuar të hënën 6:0 nga Fiorentina.