Sport

PSG-ja synon falas Pogban dhe Kessien

Paris Saint-Germaini po synon të sjellë dy përforcime të mëdha. Drejtuesit e klubit francez janë duke i monitoruar situatën e Paul Pogbas te Manchester Unitedi dhe Franck Kessiet te Milani.

Pogba është në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Drejtuesit e klubit francez po synojnë ta bindin lojtarin që të transferohet si futbollist i lirë gjatë verës.

E njëjta situatë është edhe me mesfushorin Franck Kessie që ka refuzuar rinovimin e kontratës me Milanin që i skadon këtë verë.

Krerët e klubit parisien kanë nisur bisedimet me mesfushorin për ta bindur të transferohet në Francë.