Sport

Haalandi prioritet i Cityt

Manchester City është i vendosur për ta transferuar Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez e kanë prioritet transferimin e Haalandit në verë.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola e sheh talentin norvegjez si përforcim të madh. Te “Qytetarët” janë të bindur se Haaland do ta mbulojë zbrazëtinë e lënë nga Sergio Aguero dhe Ferran Torres.

Madje, drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të ofrojnë mbi 100 milionë euro për Haalandin.

Për 21-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Barcelona, Real Madridi dhe PSG-ja.

Haalandi ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.