Sport

Liverpooli pritet ta transferojë Diazin për 60 milionë funte

Liverpooli pritet ta transferojë këtë muaj yllin e Portos, Luis Diaz.

“The Sun” shkruan se Diazi ka klauzolë lirimi prej 67 milionë funtesh, e cila në verë mund të zbresë deri në 45 milionë.

Bëhet e ditur se Liverpooli mund të paguajë rreth 60 milionë funte për ta transferuar Diazin, pasi edhe Porto është e interesuar që ta shesë kolumbianin.

Ai shihet si zëvendësues i Mohamed Salahut dhe Sadio Manes, të cilët do të marrin pjesë në Kupën e Afrikës dhe pritet të jenë mungesa të mëdha te skuadra angleze. Liverpooli që një kohë të gjatë ka qenë i interesuar për Diazin dhe trajneri Jurgen Klopp e do sa më shpejt në skuadër.