Sport

Veton Berisha mund ta vazhdojë karrierën në Serie A

Veton Berisha

Klubi i Series A të Italisë, Genoa, është duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar Veton Berisha, raporton “Vg.no”.

Berisha ka kontratë me Vikingun e Norvegjisë, ndërsa në stinorin e fundit realizoi 22 gola e gjashtë asistime në 28 ndeshje në elitën norvegjeze. Ai po ashtu realizoi edhe dy gola e një asistim në Kupën e Norvegjisë.

Me Norvegjinë, Berisha e ka shënuar një gol në dy paraqitje.

Berisha ka kontratë me Vikingun deri në vitin 2024.

Genoa pas 19 xhiro në Serie A zë vendin e 18-të me 11 pikë.