Sport

Llapi zyrtarizon një sulmues të ri

Descriptive Text

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, Llapi e ka zyrtarizuar një sulmues të ri.

Llapjanët nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social “Facebook”, kanë treguar se bëhet fjalë për sulmuesin Ismet Hamdi.

“Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19-vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi. Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e të cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj te Vitia. Ai ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Llapit.

Hamdi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin, ndërsa e ka mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.