Sport

Federer e Gjokoviq kalojnë në raundin e katërt të Wimbledonit

Ish-kampionët e Wimbledonit, Roger Federer e Nova Gjokoviq sot kanë bërë paraqitje fantastike, për të kaluar në raundin e katërt të Wimbledonit.

Zvicerani, Federer e mposhti tenistin gjerman, Mischa Zverev me rezultat 7-6 (7-3) 6-4 6-4, transmeton Koha.net.

Kurse Gjokoviq e mposhti letonezin, Ernests Gulbis me rezultat 6-4 6-1 7-6 (7-2), shkruan BBC.

Federer në ndeshjen tjetër do të përballet me bullgarin, Grigor Dimitrov, përderisa Gjokoviq do luajë ndaj Adrian Mannarinos të hënën.