Sport

Rooney arrin në qendrën stërvitore të Evertonit, transferimi drejt finalizimit

Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka arritur në qendrën stërvitore të Evertonit, në prag të kompletimit të transferimit te klubi i tij i fëmijërisë, raporton Sky Sports.

Rooney ishte larguar nga Evertoni në moshën 18 vjeçare për t’u bashkuar me Unitedin, transmeton Koha.net. Por, që në sezonin që lamë pas nuk pati hapësirën e duhur.

Ai shënoi vetëm pesë gola në 25 paraqite, 15 prej tyre titullar, dhe tani rikthehet te klubi i tij i fëmijërisë.