Sport

Insigne ka arritur marrëveshje personale me Toronton

Sulmuesi Lorenzo Insigne ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te skuadra e Torontos që bën gara në MLS.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Insigne ka arritur marrëveshje personale me Toronton.

Ai është pajtuar me kontratë pesëvjeçare dhe pagë vjetore që me bonuse shkon deri në dhjetë milionë euro. Insigne pritet t’i bashkohet Torontos në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me skuadrën e Napolit.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin pasi ka kërkuar pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, të cilën nuk ia ka ofruar ekipi nga Serie A.

Këtë sezon, Insigne ka pesë gola e gjashtë asistime në 18 ndeshje për Napolin në të gjitha garat.