Sport

Lloris mund ta rinovojë kontratën me Tottenhamin

Portieri francez Hugo Lloris mund të mbetet pjesë e skuadrës së Tottenhamit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte është i bindur se Lloris do ta rinovojë kontratën që i skadon në fund të edicionit.

Krerët e Tottenhamit ka kohë që i kanë ofruar portierit vazhdimin e kontratës, por Lloris deri më tani nuk ka dhënë ndonjë sinjal se është i gatshëm të mbetet te ekipi nga Londra.

“Unë mendoj se Hugo dëshiron të mbetet në klub, pasi ai e do klubin”, ka thënë shkurt Conte.

35-vjeçari këtë sezon ka 19 paraqitje në të gjitha garat me Tottenhamin kurse tek ekipi anglez u transferua në vitin 2012 nga Lyoni.