Sport

Barça interesohet për Laporten

Descriptive Text

Pas Ferran Torresit edhe një futbollist tjetër i Manchester Cityt mund të transferohet në “Camp Nou” te Barcelona. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Aymeric Laporte, i cili po kërkohet nga Barcelona që po synon ta transferojë në verë.

Te Barça, po e shohin Laporten si përforcim të duhur për mbrojtjen dhe trajneri Xavi Hernandez po insiston në transferimin e tij. Laporte nuk është i kënaqur te City pasi e ka humbur vendin e titullarit dhe është i gatshëm të largohet nga “Etihad Stadium”.

Ai këtë sezon ka shënuar dy gola në 19 paraqitje për Cityn, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit 2018 nga Athletic Bilbao për 65 milionë euro. 24-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.