Sport

Cancelo pëson prerje në fytyrë nga hajdutët që e vodhën

Mbrojtësi i krahut i Manchester Cityt, Joao Cancelo, ka thënë se ai pësoi prerje në fytyrë pasi u përpoq të luftonte një bandë hajdutësh ndërsa ishte me familjen e tij.

28-vjeçari ka postuar një foto të plagëve të tij në Instagram, ndërsa konfirmoi se ishin vjedhur të gjithë stolitë që i kishin me vete.

“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë të cilët më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time”, ka shkruar ai.

"Kur tregoni rezistencë, kështu ndodh. Ata arritën të më merrnin të gjitha stolitë dhe të më linin me fytyrën time në këtë gjendje".

“Pas kaq shumë pengesash në jetën time, kjo është vetëm një tjetër që do ta kapërcej”, shtoi Cancelo.

Si një 18-vjeçar, portugezi ishte pasagjer në një aksident automobilistik ku humbi jetën nëna e tij.

Manchester City tha në një deklaratë se ata ishin "të shokuar dhe të tmerruar" nga ngjarja e ndodhur.

Image