Sport

Sevilla nis negociatat për Arthurin

Skuadra e Sevillas po insiston në transferimin e mesfushorit të Juventusit, brazilianit Arthur Melo.

“Calciomercato” ka raportuar të enjten se Sevilla ka nisur negociatat me Juventusin për t’i siguruar shërbimet e Arthurit muajin e ardhshëm. Bëhet e ditur se Sevilla po e kërkon huazimin e Arthurit me opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit, derisa Juventusi po insiston në shitjen e tij të menjëhershme.

Arthur nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Juventusi dhe për këtë arsye është nxjerr në shitje.

Ai te Sevilla po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe klubi nga La Liga po punon për të arritur një marrëveshje me Juventusin.

Për kartonin e 25-vjeçarit, Juventusi po kërkon rreth 30 milionë euro. Arthur iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Barcelona dhe me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në vitin 2025.

Këtë sezon, ai ka vetëm dhjetë paraqitje në të gjitha garat.