Sport

Roma nuk lejon largimin e Nainggolanit

Descriptive Text

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka bërë të ditur se Radja Nainggolan do të jetë pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm.

Belgu është cak i Interit dhe Manchester Unitedit, me klubin anglez që ka ofruar 45 milionë euro për mesfushorin.

Tifozët e Romës janë të pakënaqur me largimet e lojtarëve kryesorë si Mohamed Salah, Leandro Paredes e Antonio Rudiger që pritet të zyrtarizohet te Chelsea.

Monchi ka njoftuar se asnjë lojtar kryesor nuk do të largohet nga Roma.

“Nainggolan do të qëndrojë te Roma”, ka thënë Monchi në një konferencë për media. “Koha për shitjen e lojtarëve ka përfunduar. Tani do të ndërtojmë një ekip me lojtarët që gjejmë në treg. Objektivi jonë është një anësor dhe do ta transferojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.