Sport

Torres i lumtur që iu bashkua Barcelonës

Sulmuesi i krahut, Ferran Torres është shprehur shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Barcelonës.

Torres të martën u prezantua te Barcelona, ekip me të cilin firmosi kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai te Barça u transferua nga Manchester City për 55 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar një ekipi kaq të madh si Barcelona. Unë shpresoj që të vazhdojë të rritem si futbollist dhe ta ndihmojë Barcelonën të jetë ekipi më i mirë në botë”, është shprehur Torres. “Kalimi te Barça, mendoj se është një hap i madh në karrierën time dhe shpresoj që të vazhdojë me paraqitje të mira dhe me gola”. Torres vitin e shkuar iu bashkua Cityt nga skuadra e Valencias dhe sezonin 2020/21 e shpall kampion i Anglisë. Këtë edicion, Torres ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në shtatë paraqitje për Cityn në të gjitha garat.