Sport

Bayerni ofron 50 milionë euro për Raphinhan

Descriptive Text

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn, ka thënë se skuadra ka para të gatshme por nuk do të shpenzojë shumë.

Për shkak se nuk është arritur marrëveshja me Kingsley Comanin për vazhdimin e kontratës që i skadon në vitin 2023, Bayerni do të mundohet ta transferojë brazilianin Raphinha në muajin janar. Bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për talentin e Leeds Unitedit.

25-vjeçari brazilian ka pasaportë italiane dhe kjo është në interes edhe më të madh të Bayernit. Në 16 ndeshje në të gjitha garat, Raphinha ka shënuar tetë gola dhe e ka një asistim.