Sport

Juventusi afër transferimit të Douglas Costas

Juventusi raportohet se është shumë afër transferimit të Douglas Costas nga Bayern Munichu.

Kampioni italian ka pyetur Bayernin për huazimin e tij me obligim blerje gjatë sezonit të ardhshëm.

Anësori brazilian vlerësohet 50 milionë euro, por Juve ka ofruar 40 milionë, plus bonuset në bazë të performancave.

Sipas Sky Sport Italia, “Zonja e Vjetër” mund të mbyll me sukses transferimin e tij gjatë këtij vikendi.