Sport

Për rinovimin e stadiumit duhen kohë dhe 4 milionë euro shtesë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll edhe dy ndeshjet e fundit si vendase për kualifikimet në kampionatin botëror "Rusia 2018", ato kundër Finlandës më 5 shtator dhe Ukrainës më 6 tetor do t'i luajë në Shkodër.

Stadiumi i qytetit të Prishtinës, nuk do të jetë gati për muajin gusht, kur edhe është afati i fundit për kryerje të rinovimit, shkruan sot Koha Ditore.

Por, kjo nuk është më e keqja. Për rinovimin e stadiumit, duhen edhe katër milionë euro shtesë. E kur t'i shtohet edhe kostoja e kontratës fillestare, atëherë totali shkon në gati tetë milionë euro.

E për ndarjen e rreth 4 milionë eurove të tjera duhet fillimisht që vendi të bëhet me qeveri. Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, mirëpo rezultatet ende nuk janë certifikuar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.