Sport

Chelsea me ofertë të njëjtë si Unitedi për Lukakun

Chelsea ka treguar vendosmëri për transferimin e Romelu Lukakut, duke ofruar shifrën e njëjtë që ka ofruar Manchester Unitedi për sulmuesin e Evertonit.

Të enjten është raportuar se belgu pritej të kalonte në Old Trafford për 75 milionë funte, ofertë e cila ishte pranuar nga Evertoni.

The Telegraph sonte raporton se Chelsea ka ofruar shifrën e njëjtë dhe është në dorën e Lukakut që të vendos te cili ekip do të transferohet.