Sport

Gjermania mbyll dyert e stadiumeve për tifozët

Pas rritjes së madhe të rasteve me variantin Omicron, në Gjermani është marr vendim që të mbyllen stadiumet për tifozë.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se nga 28 dhjetori ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve.

Nuk është e qartë se sa do të vazhdojë kjo situatë, por është një hap që është ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Itali, që nga fillimi i pandemisë, nuk është lejuar që të mbushen stadiumet me tifozë.

Maksimumi ka qenë 75 për qind e kapacitetit të stadiumit.

Shkaku i rasteve të shumta me variantit Omicron te klubet e futbollit në Angli, janë shtyrë shumë ndeshje.