Sport

Pogba do të largohet në janar nga Unitedi

Mesfushori Paul Pogba do të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Manchester Unitedi, kanë raportuar mediumet britanike të hënën.

Pogba ka refuzuar edhe ofertën e fundit të klubit anglez për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit, dhe për këtë arsye do të largohet në janar.

Te Unitedi ende nuk e kanë caktuar çmimin për lirimin e Pogbas, por në klub po presin ofertat zyrtare të skuadrave si Real Madridi, Juventusi e Paris Saint-Germaini.

Pogba 28-vjeçar këtë sezon ka bërë shtatë asistime në 13 paraqitje për skuadrën angleze në të gjitha garat.