Sport

Roma nis negociatat për Freulerin

Skuadra e Romës ka nisur bisedimet me Atalantan për transferimin e mesfushorit Remo Freuler, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Me kërkesën e trajnerit Jose Mourinho, Roma po e synon transferimin e Freulerit gjatë afatit kalimtar të janarit. Për kartonin e 29-vjeçarit, Roma ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Freuler është i pazëvendësueshëm në përbërjen e parë të Atalantas dhe mbetet të shihet nëse zvicerani do të lihet i lirë.

Këtë edicion, Freuler ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 19 paraqitje për Atalantan. Ai ka kontratë me ekipin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Freuler është edhe reprezentues i Zvicrës, ku ka shënuar katër gola në 40 ndeshje.