Sport

Real Madridi tenton ta bindë Tolisson

Foto: Reuters

Corentin Tolisso do të largohet nga Bayern Munichu. Sulmuesi i krahut nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen me “bavarezët” për të vazhduar kontratën.

Francezi ka kërkuar pagë rreth 15 milionë euro në sezon për të mbetur në skuadër, ofertë kjo që nuk është plotësuar nga klubi gjerman.

27-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Interesim për francezin ka shprehur Real Madridi. Klubi spanjoll thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë pagë të majme lojtarit për ta bindur të transferohet në La Liga.