Sport

Boksierja spanjolle merr lëndime të shumta në fytyrë pas meçit të vështirë

Descriptive Text

Boksierja spanjolle Miriam Gutierrez ishte gati vështirë të njihet, pasi që mori plotë 236 grushte në humbjen e pësuar të shtunën ndaj superylli i boksit Amanda Serrano, shkruan The Sun.

Serrano triumfoi dukshëm me pikë pas 10 raundeve.

Për Gutierrezin ishte humbja e dytë në karrierë karshi 14 fitoreve.

Spanjollja ishte dukshëm autsajdere në përballje me Serranon dhe pamjet pas meçin flisnin vet.

Gjatë dhjetë raundeve Serrano dha plotë 236 grushte, përfshirë 37 vetëm në raundin e parë.

“Dua të falënderojë partneren time të vallëzimit Miriam Gutierrez. Ajo nuk erdhi të binte”, shkroi Serrano në rrjete sociale.