Sport

Lingardi i vendosur të qëndrojë te Man Unitedi

Jesse Lingardi është i vendosur të qëndrojë te Manchester Unitedi.

Sipas “The Athletic”, futbollisti anglez po e shikon situatën e tij në skuadër dhe po përgatitet që ta vazhdojë qëndrimin në “Old Trafford”.

29-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me klubin anglez.

Më herët është raportuar për një rikthim të mundshëm të Lingardit te West Hami.

Dy gola dhe një asistim në 12 ndeshje është bilanci i anglezit këtë sezon.