Sport

Crystali ofertë ambicioze për portierin e Barcelonës

Crystal Palace raportohet se ka nisur një ofertë ambicioze në drejtim të portierit të Barcelonës, Jasper Cillessen.

Verën e kaluar Cillesseni u transferua në Camp Nou nga Ajaxi, por ka bërë vetëm 10 paraqitje për Barcelonën.

Ai mbetet zgjedhja e dytë për klubin spanjoll dhe sipas gazetës AS kjo ka shtyrë Crystalin që të shpreh interesim për shërbimet e tij.

Cillesseni është i njohur për trajnerin e “Shqiponjave” Frank de Boer, pasi kanë punuar së bashku te Ajaxi.