Sport

Klopp nuk pajtohet me vendimet e gjyqtarit Paul Tierney

Descriptive Text

Trajneri i Liveproolit, Jurgen Klopp, është shprehur i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit kryesor Paul Tierney në ndeshjen ndaj Tottenhamit që u mbyll me rezultatin 2:2.

Trajneri gjerman ka akuzuar gjyqtarin kryesor për vendimet të cilat i mori në këtë takim. “Nuk ka asnjë dyshim, ishte karton i kuq për Robertsonin. Por paraprakisht në ndërhyrjen ndaj Robertsonit duhej të shikohej me sistemin VAR.

Edhe ndërhyrja në zonë ndaj Diego Jotas nuk u shikua në VAR”, deklaroi Klopp.