Sport

Manchester City thellon krizën e Newcastlet

Manchester City ka shënuar fitoren e tetë radhazi në Premier League. Të dielën në udhëtim kampioni në fuqi mposhti Newcastlen me rezultatin 4:0.

Në pjesën e parë “Qytetarët” shënuan dy gola. Në minutën e pestë Rubin Dias kaloi në epërsi Cityn, 1:0.

Mysafirët dyfishuan epërsinë me golin e shënuar nga Joao Cancelo në minutën e 27-të. Në pjesën e dytë City shënoi edhe dy gola të tjerë.

Ishte Riyad Mahrez që shënoi për 3:0 në minutën e 63-të, derisa Raheem Sterling në minutën e 86-të shënoi për 4:0.

Pas kësaj fitoreje City mbetet lider në Premier League me 44 pikë. Newcastle i ka vetëm 10 pikë në fund të tabelës.