Sport

Leonardo flet për situatën e Mbappes te PSG-ja

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka folur për të ardhmen e yllit Kylian Mbappe.

Leonardo ka bërë të ditur se ende nuk është vendosur e ardhmja e Mbappes.

“Nëse Mbappe vendos të qëndrojë, kjo do të ishte edhe dëshira jonë. Ne do të donim që ai të qëndronte dhe besoj se kemi ende shanse të mira për të vazhduar kontratën e tij”, deklaroi Leonardo.

Mbappe ka kontratë me parisienët deri në qershor të vitit të ardhshëm. Për yllin francez interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madridi.

Këtë edicion 22-vjeçari ka realizuar 13 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat.