Sport

Ademi me Dinamon shkon në fazën nokaut

West Ham Unitedi e kishte siguruar vendin e parë në Grupin H në Ligën e Evropës. Por, anglezët në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve u mposhtën nga Dinamo Zagrebi, pjesë e të cilit është edhe mesfushori shqiptar, Arijan Ademi.

Kapiteni i gjigantit kroat luajti deri në minutën e 71-të.

Golin e fitores për Dinamon e Zagrebit të enjten mbrëma e realizoi Mislav Orshiq në minutën e katërt.

West Hami kualifikohet si i pari me 13-të pikë, tri më shumë se Dinamo e Zagrebit. Rapidi i Vjenës shkon në Ligën e Konferencës nga vendi i tretë me gjashtë pikë pas fitores në udhëtim ndaj Genkut 1:0. Genku mbeti i fundit në grup me pesë pikë.

Te Genku në ndeshjen e fundit në stol ishte Bastien Toma.