Sport

Rusia urdhëron atletët e dopinguar të kthejnë medaljet

Federata Atletike e Rusisë të enjten, ka urdhëruar të gjithë atletët e suspenduar për doping nga Lojërat Olimpike "Pekini 2008" dhe "Londra 2012", t'i kthejnë medaljet olimpike në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

"Përshtatja ndaj rregullave ndërkombëtare të ferplejit dhe kthimi i emblemave olimpike, është një prej kushteve për rehabilitimin e atletikës ruse në skenën ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të Federatës atletike të Rusisë, raporton Reuters.

Federata e Atletikës e Rusisë ishte suspenduar në vitin 2015 pas raportit të lëshuar nga agjencia botërore e Anti-Dopingut (WADA), ku u zbulua se shteti rus në mënyrë sekrete kishte dopinguar atletët krahas shumë sportistëve të tjerë, përcjell Koha Ditore.

Atletët më të mirë të Rusisë në të dyja konkurrencat, me përjashtim të një atleteje që jetonte në SHBA, munguan në Lojërat Olimpike "Rio 2016" për shkak të suspendimit dhe shumica e tyre do të mungojnë edhe në kampionatin botëror që do të mbahet muajin tjetër në Londër.

Kjo është hera e tretë që Federata ruse bën thirrje të tillë ndaj atletëve për kthim të medaljeve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.