Sport

Williamsi nuk do të marrë pjesë në “Australian Open”

Serena Williams nuk ishte pjesë e listës së publikuar të mërkurën për pjesëmarrje në garën e muajit të ardhshëm në tenis, “Australian Open”.

Shtatë herë kampionia nuk do marrë pjesë në turneun e parë të sezonit 2022.

Williamsi nuk ka luajtur qëkur u eliminua në raundin e parë në “Wimbledon” për shkak të zgjatjes së muskulit. Për shkak të mossukseseve, ajo tani radhitet në vendin e 41-të në ranglistën e përgjithshme.

Grand-Slamin e fundit, të 23-tin në gjithë karrierën e saj, Williamsi e kishte fituar në vitin 2017, pikërisht në “Australian Open”.

Në këtë vit, ajo u mposht në gjysmëfinale nga Naomi Osaka.