Sport

Origi, më i miri i ndeshjes

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Milanit.

Origi shënoi golin e fitores 2:1, të martën në “San Siro”. Për Liverpoolin ishte fitorja e gjashtë nga po aq ndeshje në fazën grupore të Ligës së kampionëve.

“E kam shijuar ndeshjes. Ishte mbrëmje madhështore në San Siro. Futbolli ka të bëjë me të jetuarit e momentit, çdo ndeshjeje, çdo stërvitjeje. Ne duam të përfundojmë edicionin në formë të lartë”, ka thënë Origi për uefa.com.