Sport

Roma me ofertë për Aaronsin

Skuadra e Romës ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e krahut, Max Aarons që është pjesë e Norëich Cityt, ka raportuar “Calciomercato” të hënën.

Roma ka kërkuar huazimin e 21-vjeçarit deri në fund të sezonit, me detyrim të blerjes së tij për 25 milionë euro.

Aarons është njëri prej mbrojtësve më të kërkuar të krahut pasi interesim për transferimin e tij, kanë shprehur edhe Arsenali, Manchester City, Manchester Unitedi e Bayerni.

Këtë edicion, ai ka një asistim në 15 paraqitje në të gjitha garat për ekipin anglez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.