Sport

Ballkani kalon në epërsi ndaj Drenicës

Bajram Jashanica e ka kaluar skuadrën e tij, Ballkani, në epërsi vetëm 5 minuta pas pushimit mes pjesëve. Ballkani është duke fituar në udhëtim te Drenica me rezultatin 1:0.

Qendërmbrojtësi i suharekasve realizoi gol me kokë, ani pse ishte në pozitë shumë të vështirë.