Sport

Skuadrat italiane pas Tellesit

alex telles

Skuadrat rivale nga Serie A, Interi dhe Milani janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, brazilianit Alex Telles. Bëhet e ditur se si Milani, ashtu edhe Interi tashmë kanë kontaktuar Manchester Unitedin në lidhje me situatën e Tellesit.

28-vjeçari pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit pasi nuk bën pjesë në planet e ekipit anglez, i cili për kartonin e tij po kërkon rreth 20 milionë euro. Telles këtë sezon ka vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat, ku ka bërë një asistim.

Ai iu bashkua Unitedit vitin e shkuar nga Porto dhe me ekipin nga Premier League ka kontratë deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.