Sport

Torres ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me Barçën

Ferran Torres

Ferran Torres ka arritur marrëveshje me Barcelonën për të nënshkruar kontratë për pesë sezone, raporton të enjten “Mundo Deportivo”.

Gazeta spanjolle pretendon se Barcelona do të jetë mirë financiarisht në janar për të shpenzuar rreth 55 milionë euro për sulmuesin e ri.

Manchester City nuk preferon të mbaj lojtar që e ka mendjen te ndonjë klub tjetër. 21-vjeçari i Spanjës këtë edicion ka pasur pak hapësirë te City. Ai në shtatë paraqitje ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë. Me Manchester Cityn, spanjolli ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.