Sport

Fekiri nuk e lë Betisin për Arsenalin

Descriptive Text

Futbollisti i Real Betisit, Nabil Fekiri, nuk dëshiron të largohet nga klubi spanjoll në afatin kalimtar të janarit. Ai nuk është duke kërkuar që të transferohet në Angli. Interesim për francezin kishte shfaqur Arsenali, por që lojtari nuk e ka ndërmend të lërë Real Betisin.

Fekiri, edhe më herët ka qenë i lidhur me një kalim te Liverpooli në Angli, por që transferimi nuk ishte realizuar. Këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë edhe katër asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat. Kontrata me Betisin, mesfushorit 28-vjeçar i skadon në verën e vitit 2023.

Për Fekirin, klubi spanjoll i pagoi Lyonit 19.7 milionë euro.