Sport

Trajneri i Ulpianës thotë se në humbjen nga Prishtina ndikoi lodhja e lojtarëve

Descriptive Text

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, ka thënë se humbja ndaj Prishtinës 3:0 në Lipjan ka ardhur si pasojë e lodhjes së lojtarëve.

Tetova ka theksuar se orari është i ngjeshur dhe se fondi i lojtarëve që ai ka në dispozicion nuk është i mjaftueshëm.

“Kemi luajtur kundër Prishtinës dhe e kemi ditur se çfarë vështirësish na presin. Ndikoi lodhja te lojtarët nga këto tri ndeshjet e fundit. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të vazhdojmë tutje. Fondi i ekipit është ky, por ne do ta vazhdojmë punën tonë. Duhet pasur parasysh edhe forcën e Prishtinës si skuadër”, ka thënë fillimisht Tetova pas ndeshjes, e më pas foli edhe për kartonin e kuq të marrë nga kapiteni Marclei Santos.

“Çdo lojtar i ka momentet e veta brenda ndeshjes. Sigurisht që nuk ishte veprim i mirë. Në këto momente gjithçka ndodh. Unë nuk e pash si karton të kuq, ndoshta gjyqtarët e kanë parë më mirë dhe ashtu e gjykuan”, përfundoi Tetova.