Sport

Drenica në epërsi ndaj Llapit pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Drenicës dhe Llapit, ku skuadra nga Skenderaj është në epërsi me rezultatin minimal 1:0.

Drenica është treguar ekip më i rrezikshëm në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe i takon xhiros së 15 të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e avantazhit për Drenicën, e shënoi sulmuesi Kreshnik Uka në minutën e 24-t duke e zhbllokuar rezultatin.

Drenica është në një seri prej tri humbjeve rresht, ndërsa Llapi ka katër fitore në pesë duelet e fundit në kampionat.