Sport

Mbyllen baras 45 minutat e para në “Eithad Stadium”

Pjesa e parë e derbit të së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainin, ka përfunduar pa gola. Asnjëra prej skuadrave nuk kanë arritur të shënojnë gol në pjesën e parë në “Etihad Stadium” në ndeshjen e Grupit A.

City ka dominuar për pjesën më të madhe të 45 minutave dhe ka tentuar disa herë të shënoj gol. Rastin më të mirë për Cityn, e pati mesfushori Ilkay Guendogan (33’) që qëlloi shtyllën.

PSG-ja, lëshoi rast të mirë nëpërmjet Kylian Mbappes në fund të pjesës së parë, pasi francezi gjuajti mbi portë. Në duelin tjetër të këtij grupi, Leipzigu po avancon 4:0 në udhëtim ndaj Club Brugges.