Sport

Chelsea i cakton çmimin Barkleyt

Skuadra e Chelseat nuk llogarit në mesfushorin Ross Barkley, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Mediat në Angli kanë raportuar se Chelsea tashmë i ka caktuar çmimin Barkleyt, që pritet të largohet në janar.

Për ta lënë të lirë Barkleyn, ekipi londinez po kërkon 15 milionë euro. Barkley sezonin e shkuar ishte i huazuar te Aston Villa kurse me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2023.

Këtë sezon, 27-vjeçari ka vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat. Ai iu bashkua Chelseat në vitin 2018 nga Evertoni për 25 milionë euro.