Sport

Ginter drejt Interit

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi pritet t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit gjerman Matthias Ginter. “Calciomercato” ka raportuar se Ginter është i gatshëm t’i bashkohet Interit në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Borussia Moenchengladbachun.

Ginter po dëshiron të luajë në një kampionat tjetër dhe te Interi po shihet si përforcim i rëndësishëm në mbrojtje. Në fakt, ekipi italian po e sheh atë si zëvendësim për Milan Skiriniarin, i cili pritet të largohet në verë.

Ginter është pjesë e Gladbachut prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka 12 paraqitje në të gjitha garat. 27-vjeçari është edhe reprezentues i Gjermanisë.