Luis Muriel hyri në lojë në minutën e 87-të, ndërsa menjëherë në minutën e 88-të shënoi supergol nga goditja e dënimit për t’ia siguruar një pikë Atalantas.
Atalanta luajti 3:3 në udhëtim me Young Boysin e Zvicrës, për të mbajtur gjallë shpresat për të avancuar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Atalanta renditet e treta me gjashtë pikë, një më pak se Villarreali që është i dyti. Udhëheq Manchester Unitedi me 10 pikë, ndërsa Young Boysi i ka katër.
Ndeshja vendimtare mes Atalantas e Villarrealit luhet më 8 dhjetor në Bergamo. Manchesteri e pret Young Boysin. Duvan Zapata kaloi në epërsi Atalantan që në minutën e dhjetë.
Shifrat kampioni zviceran i barazoi në minutën e 39-të. Realizoi Jordan Siebatcheu. Sërish ekipi italian kaloi në epërsi, kur Jose Luis Palomino shënoi në minutën e 51-të.
Young Boysi po shkonte drejt fitores, pas golave të Vincent Sierros në minutën e 80-të dhe Silvan Heftit në minutën e 84-t. Por Muriel vendosi sfidën me golin në minutën e 88-të.
-
24 nëntor 2021 00:10
-
Shpërndaje në: