Sport

Messi: Një ditë do të kthehem te Barcelona

Superylli argjentinas Lionel Messi ka thënë se një ditë do të kthehet te Barcelona.

Në një intervistë për gazetën Marca, Messi, që u largua nga Barcelona këtë verë për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainin, ka folur për trajnerin e ri të Barçës, Xavi Hernandez dhe marrëdhënien e tij me të.

“Ai mund të kontribuojë shumë. Ai është trajner që di shumë, e njeh vendin shumë mirë dhe ka jetuar në Barcelonë që kur ishte fëmijë. Ai ka kthyer shpresën te Barcelona, pasi është figurë shumë e respektuar në mesin e tifozëve dhe lojtarëve. Ai do të jetë trajner shumë i rëndësishëm për lojtarët e rinj, pasi do t’i mësojë ata. Me të, skuadra do të rritet shumë. Nuk kam dyshim. Flas me Xavin shpesh. Ne jemi shokë. Unë gjithmonë kam thënë se në një moment do të kthehem te Barcelona pasi është shtëpia ime dhe do të jetoj atje. Dhe qartë nëse mund të kontribuojë dhe ndihmojë klubin do të pëlqeja të kthehesha”, ka thënë Messi.

Messi gjatë intervistës e ka vlerësuar Paris Saint-Germainin në mesin e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve. Ai ka thënë se në këtë mes janë edhe ekipet si Liverpool, Manchester City, Bayern Muenchen, Real Madrid e Atletico Madrid.

Messi ka marrë për herë të tetë dhe rekorde trofeun “Pichichi”, që gazeta spanjolle Marca ia jep golashënuesit më të mirë të La Ligas çdo stinor. Ai edicion e kaluar shënoi 30 gola.