Sport

Dybala pajtohet me kontratën e re

Paulo Dybala do të mbetet te Juventusi. Mediat italiane kanë raportuar të hënën se sulmuesi argjentinas është pajtuar me kushtet e ofruara për vazhdimin e kontratës.

28-vjeçari ka arritur marrëveshje personale dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare që do ta mbajë atë në Torino deri në vitin 2025.

Këtë sezon argjentinasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Juventusit që nga viti 2015 kur u transferua nga Palermo.