Sport

Tenistja kineze Peng Shuai zhvillon një bisedë me kreun e IOC-së, Bach

Tenistja kineze Peng Shuai ka thënë se është e sigurt dhe mirë, gjatë një video-bisede që ka zhvilluar të dielën me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Në një deklaratë, IOC-ja ka thënë se presidenti Thomas Bach ka folur me tenisten kineze Peng për 30 minuta, raporton BBC. 

“Ajo është mirë”, thuhet në deklaratë.

Peng 35-vjeçare, u zhduk nga syri i publikut për afro tri javë, pasi që kishte bërë akuza për sulm seksual ndaj një zyrtari të lartë kinez.

Mungesa e saj kishte ngjallur shqetësime, ku yjet ndërkombëtare të sportit dhe qeveritë i bën thirrje Kinës të ofrojë dëshmi se ajo është mirë.

“Në fillim Peng Shuai falënderoi IOC-në për shqetësimin e treguar për mirëqenien e saj. Ajo shpjegoi se është shëndosh e mirë, se po jeton në shtëpinë e saj në Pekin, por dëshiron që privacia e saj të respektohet. Ajo preferon të kalojë kohën me shoqërinë dhe familjen tash. Por do të vazhdojë të përfshihet në tenis”, thuhet në komunikatë të IOC-së.