Sport

Tenistja kineze Peng Shuai shihet në publik në një turne në Pekin

Ylli i tenisit Peng Shuai, që ishte zhdukur prej kohës, është paraqitur para publikut të dielën në një turne të të rinjve në Pekin, kjo bazuar në fotot e publikuara nga organizatori, ndërsa Partia Komuniste është munduar të shuajë frikën se asaj mund t’i ketë ndodhur diçka pasi akuzoi një zyrtar të lartë për sulm seksual, raporton agjencia AP.

Në postimin nga “China Open” në rrjetin social Weibo nuk është përmendur zhdukja e Pengut apo akuzat e saj. Olimpistja e trefishtë dhe ish-kampionja e Wimbledonit është parë anash fushës, duke dhënë autografe për fëmijët.

Partia në pushtet duket se po tenton të ulë alarmin për Pengun, pa përmendur zhdukjen e saj. Peng nuk ishte parë në publik ë nga 2 nëntori kur e akuzoi Zhang Gaolin, ish-zëvendëskryeminitër i Kinës, se e detyroi të kishte marrëdhënie seksuale.

Zhdukja e Pengut dhe heshtja e zyrtarëve ka nxitur reagime dhe thirrje për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pelin në shkurt, një ngjarje prestigjioze për Partinë Komuniste. Federata e Tenistit të Grave (WTA) ka akuzuar të tërheqë gjitha garat nga Kina nëse nuk garantohet siguria e ish-tenistes numër një në botë në konkurrencë të çifteve.

Diskutimet për akuzat e Pengut janë fshirë nga uebfaqet në Kinë.