Sport

Ibrakoviq i zhgënjyer me barazimin

Trajneri i ri i Prishtinës, boshnjaku Abdullah Ibrakoviq nuk është ndarë aspak i kënaqur me barazimin e ekipit të tij ndaj Dukagjinit. Prishtina të premten, në ndeshjen e parë të Ibrakoviqit si trajner, luajti pa gola në shtëpi. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-të, dhe Ibrakoviq ka thënë se ekipin e tij e pret një punë shumë e madhe nëse dëshiron ta mbrojë titullin e kampionit.

“Ndeshja ishte në momente interesante dhe është mëkat që nuk shënuam përkundër rasteve të shumta që i patëm. Në pjesën e parë ishim shumë më të mirë, kurse në të dytën Dukagjini ishte më i rrezikshëm në kundërsulme”, ka thënë Ibrakoviq, i cili te Prishtina zëvendësoi Zekirija Ramadanin e larguar.

“Nuk mund të jem i kënaqur me barazim, pasi kishim më shumë nga loja. Duhet të punojmë shumë me ekipin për të ndryshuar mentalitetin dhe ritmin e lojës. Në fakt, ekipi që dëshiron të fitojë diçka duhet të ketë mentalitet tejet të madhe. Dihet ambiciet e klubet që janë dhe na pret një punë shumë e madhe”.

Me këtë barazim, Prishtina ka tubuar 18 pikë, tri më shumë se Dukagjini.