Sport

Trepça fiton derbin me Pejën

Descriptive Text

Trepça ka fituar derbin e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi”, mitrovicasit fituan ndaj Pejës me shifrat 93:87. Trepça bëri shkëputje në çerekun e fundit, kur edhe u përcaktua fituesi.

Ty Cockfield udhëhoqi Trepçën me 25 pikë. Gerald Blackshear i kishte 12 pikë e dhjetë kërcime.

Tyrone White ishte më i miri te Peja me 32 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime.

Trepça tani ka nëntë fitore e dy humbje. Peja mbetet me gjashtë fitore, ndërsa i ka pesë humbje.